Tare: Kemi vendosur të nisim një udhëtim me Sarrin, po ecim përpara

Igli Tare, drejtori sportiv i Lazios, në prag të ndeshjes me Udinesen ka dalë para mediave dhe ka folur për trajnerin Sarri dhe tema të tjera.

“Ne vendosëm të nisim një udhëtim me Sarrin dhe duhet të jemi më vendimtar, veçanërisht gjatë momenteve të vështira. E dinim se do të kishim vështirësi, ndonjëherë i zgjidh shpejt, ndonjëherë duhet kohë.

Sarri ka një stil të veçantë futbolli dhe duhet të diskutojmë mes nesh se çfarë na duhet për të ardhmen nga kjo skuadër. Ne po ecim përpara me të dhe jemi absolutisht të bindur për këtë.

Synojnë të paraqitemi mirë në kampionat, kupë dhe Europa League. Zona Champions League është larg për momentin, por do vazhdojmë të luftojmë”. / oversport.tv