Tare: Turp të diskutosh aftësitë e Immobile, është sulmuesi më i mirë italian

Në prag të sfidës kundër Sassuolos, drejtori sportiv i Lazios, Igli Tare u ndal përpara mikrofonave të DAZN. Ai komentoi kështu humbjen në derbi kundër Romës, si dhe i doli në mbrojtje Ciro Immobiles pas kritikave të shumta që ka marrë nga mediat italiane.

DERBI- “Ne zhvilluam një mbledhje me skuadrën, edhe në kuadër të grumbullimit të kombëtareve. Ishte një takim i sinqertë dhe i rëndësishëm ku shpresoj që skuadra të ketë kuptuar se kur ul përqëndrimin, e paguan këtë gjë”.

IMMOBILE- “Unë mendoj se është turp të vësh në dyshim aftësitë e Ciros, i cili në 10-15 vitet e fundit ka treguar se është sulmuesi më i mirë italian. Për këtë gjë flasin vetë numrat”.

ITALIA- “Është një humbje e madhe për të gjithë botën e futbollit, jo vetëm për kombëtaren italiane. Gjithsesi të bësh shembull Immobilen është një tjetër humbje për të gjithë futbollin italian”. /oversport.tv