Tashmë është edhe zyrtare, Arlind Ajeti është lojtari më i ri i ekipit të Padovës. Ish-mbrojtësi i kombëtares shqiptare ka firmosur një kontratë me ekipin e Serie C që do ta mbajë atë lidhur deri në fundin e këtij sezoni.
Lajmin e ka bërë të ditur vetë klubi i Padovës që ka hedhur një postim në rrjetet sociale ku ka treguar mbi zyrtarizimin e marrëveshjes. Në kontratë ekziston mundësia e një rinovimi automatik në rast se Padova ngjitet në Serie B.
Mbrojtësi shqiptar kishte mbetur pas ekip pas eksperiencës së tij të fundit në Reggiana. Ai zgjidhi kontratën e tij me klubin verën e kaluar. /oversport.tv
Il Calcio #Padova rende noto che nella giornata di oggi è stato formalizzato l’accordo con il difensore albanese, con cittadinanza svizzera, #ArlindAjeti. #Ajeti ha siglato con la società biancoscudata un accordo annuale con opzione. https://t.co/OR33rcUbb3 pic.twitter.com/EKye3lQno9
— Calcio Padova (@PadovaCalcio) November 16, 2021