Tashmë është zyrtare, Arsenali godet në merkato, blen Jorginhon nga Chelsea

Tashmë ka ardhur zyrtarizimi. Jorginho është lojtari më i ri i Arsenalit. Lajmin e ka bërë të ditur vetë klubi londinez me anë të një postimi në faqen zyrtare.

Në të thuhet se Jorginho do të vihet menjëherë nën urdhrat e trajnerit Arteta për të ndihmuar skuadrën në luftën për titull. Jorginho transferohet kështu nga Chelsea te rivali tjetër i qytetit në një marrëveshje shumë të kontestuar nga tifozët.

Pas zyrtarizimit të marrëveshjes, ka folur edhe vetë mesfushori italian i cili u shpreh shumë i lumtur për këtë aventurë të re. Arsenali aktualisht ndodhet në vendin e parë në Premier League dhe po zhvillon një sezon fantastik. /oversport.tv

Foto: arsenal.com