Tashmë është zyrtare, Atalanta bën blerjen më të shtrenjtë në historinë e klubit

Tashmë është zyrtare, El Bilal Toure është afrimi më i ri i skuadrës së Atalantës. Lajmin e ka bërë të ditur vetë klubi bergamask me anë të një postimi në faqen zyrtare.

Në të thuhet se është arritur marrëveshja me skuadrën e Almerias për të siguruar kartonin e sulmuesit 21-vjeçar. Toure i cili ka shkëlqyer sezonin e fundit me Almerian bëhet kështu blerja më e shtrenjtë në historinë e Atalantës.

30 milionë euro ka shpenzuar në total klubi bergamask për të blerë kartonin e talentit nga Mali. 27 milionë euro do të jetë pagesa fikse, ndërsa 3 milionë euro të tjera do të jetë për bonuset. /oversport.tv