Tashmë është zyrtare, Bledar Devolli largohet nga Dinamo

Tashmë është zyrtare: Bledar Devolli nuk është më trajner i skuadrës së Dinamos. Klubi kryeqytetas ka bërë publik përmes një komunikate në faqen zyrtare se ka ndërprerë bashkëpunimin me teknikun.

Skuadrën do ta drejtojë Erion Xhafa derisa të prezantohet trajneri i ri. Ja dhe njoftimi i plotë:

“Në mbledhjen e sotme, pas ndeshjes së humbur me Kukësin, Futboll Club Dinamo me miratimin e presidentit Adrian Bardhi ka marrë vendimin për të ndërprerë me marrëveshje bashkëpunimin me trajnerin Bledar Devolli.

Klubi blu falënderon z.Devolli për punën e bërë dhe për energjitë e tij për kohën që drejtoi skuadrën tonë.

Deri në momentin e prezantimit të trajnerit të ri, skuadrën në stërvitje do ta drejtojë zëvendëstrajneri Erion Xhafa”. / Oversport.tv