Tashmë është zyrtare, diplopia pengon Marc Marquez të garojë në Argjentinë

Tashmë ka marrë edhe formë zyrtare. Marc Marquez nuk do të jetë pjesë e Çmimit të Madh të Argjentinës në Motogp. Tetë herë kampioni i botës nuk është lejuar nga mjekët të garojë pa u kuruar fillimisht.

Pas aksidentit të rëndë ditë më parë, Marquez u diagnostifikua me diplopi, një sëmundje që të krijon shikim të dyfishtë. Arsyeja e këtij problemi ka ardhur drejtpërdrejtë nga dëmtime e shumta që piloti ka marrë në kokë si pasojë e karrierës së tij.

Kjo nuk është hera e parë që Marquez vuan nga diplopia, pasi është diagnostifikuar me këtë problem edhe dy herë të tjera. Kështu, mjekët nuk lejuan që ai të marrë pjesë në Çmimin e Madh të Argjentinës pa u rikuperuar fillimisht. Ai rrezikon gjithashtu edhe garat e tjera. /oversport.tv

Foto: motogp.com