Tashmë është zyrtare, Manchester City arrin marrëveshjen për Erling Haaland

Tashmë është zyrtare. Manchester City ka arritur marrëveshjen për të blerë sulmuesin e Borussia Dormtund, Erling Haaland. Pas konfirmimeve nga Pep Guardiola, ka ardhur edhe vetë konfirmimi nga klubi anglez.

Ata kanë publikuar në faqen e tyre zyrtare edhe marrëveshjen. “Manchester City mund të konfirmojë se ka arritur marrëveshjen në parim me Borussia Dortmund për transferimin e sulmuesit Erling Haaland në klubin tonë nga 1 korriku i vitit 2022.

Transferimi tani ka mbetur në arritjen e marrëveshjes së klubit me vetë lojtarin”, shkruhej në postimin e Manchester City. Ndërkohë që bisedimet vetjake me lojtarin duket se do të zhvillohen një moment tjetër duke marrë parasysh ndarjen nga jeta të Mino Raiola që ishte edhe agjenti i Erling Haaland. /oversport.tv

Foto: Borussia Dortmund, Facebook