Tashmë është zyrtare: Mbrojtësi mbyll aventurën me Bayernin

Tashmë është zyrtare. Niklas Sule do të largohet nga Bayerni i Mynihut si një lojtar i lirë në përfundim të sezonit aktual.

Është vetë CEO i klubit bavarez, Oliver Kahn, ai që konfirmon këtë lajm: “Negociatat ishin të gjata. Ne i bëmë lojtarit një ofertë, por Sule nuk e pranoi atë. Ne e dimë që Niklas do që të largohet nga klubi në fund të sezonit”.

Për të plotësuar vendin e lënë bosh në mbrojtje, Bayerni po punon që të afrojë në skuadër Andreas Christensen, që në fund të sezonit do të largohet me parametër zero nga Chelsea. / Oversport.tv