Tashmë është zyrtare: Nis epoka “RedBird” te Milani

Në kampin e Milanit fillon një epokë e re, që mban emrin “RedBird”. Pasi u hodhën firmat në kontratë për ndryshimin e pronësisë së klubit kuqezi për shifrën e 1.2 miliardë eurove sot ka ardhur dhe zyrtarizimi i këtij operacioni.

Milani ka njoftuar përmes një deklarate në faqen e vet zyrtare se grupi amerikan ka blerë përfundimisht pjesën më të madhe të aksioneve të klubit.

Gjithçka do të mbyllet përfundimisht në shtator të vitit 2022 dhe fondi Elliott do të vazhdojë të mbetet ortak në klub, por në tashmë në minorancë. / Oversport.tv