Tashmë është zyrtare: Sherif Kallaku rikthehet te Teuta

Tashmë është zyrtare: Sherif Kallaku është një lojtar i Teutës. Mesfushori ka ndërprerë bashkëpunimin me Tiranën dhe është rikthyer tek skuadra durrsake.

Një përforcim i rëndësishëm për skuadrën e Martinit, madje pritet që Kallaku të zbresë në fushë si titullar në sfidën e nesërme kundër Kastriotit.

“KF Teuta ka kënaqësinë të njoftojë se mesfushori Sherif Kallaku, është zyrtarisht pjesë e skuadrës sonë. Lojtari bashkohet me Teuten pasi, ishte pjesë e Tiranes në gjysmën e parë të sezonit. Pas arritjes së marrëveshjes dhe zyrtarizimit të bashkëpunimit, Kallaku, nga sot është bashkuar me skuadrën në Durres ku po zhvillohen përgatitjet për ndeshjen ndaj Kastriotit”, shkruhen në njoftimin e klubit durrsak. / Oversport.tv