Mungonte vetëm zyrtarizimi, që ka ardhur gjatë ditës së sotme: Suzuki do të largohet nga kampionati botëror i MotoGP në përfundim të sezonit aktual.
Skuadra ka shpjeguar këtë vendim përmes një njoftimi në faqen zyrtare gjatë ditës së sotme:
“Suzuki Motor Corporation dhe Dorna kanë arritur një marrëveshje për të ndërprerë pjesëmarrjen e Suzukit në MotoGP në fund të sezonit 2022.
Suzuki nuk do të marrë pjesë edhe në World Endurance Championship (EWC) në fund të sezonit 2022”, shkruhet mes të tjerash në njoftimin e kompanisë. / Oversport.tv
Foto: Suzuki Racing Twitter
ENDING MOTOGP™ AND EWC FACTORY PARTICIPATION AT THE END OF THE 2022 SEASON
Suzuki Motor Corporation and Dorna have come to an agreement to terminate Suzuki’s participation in MotoGP at the end of the 2022 season: https://t.co/xnHwlWa5tk pic.twitter.com/eSLmLDNLMR
— Suzuki Racing (@SuzukiOfficial) July 13, 2022