Tashmë është zyrtare: Umtiti transferohet te Lecce

Samuel Umtiti është zyrtarisht një lojtar i Lecces. Fillimisht Barcelona dhe më pas klubi puliez kanë zyrtarizuar transferimin e futbollistit francez në Serie A.

Mbrojtësi do të vijë në Salento në huazim të thjeshtë dhe spanjollët do të paguajnë të gjithë pagën e tij (rreth 20 milionë euro bruto), ndërsa Lecce do të paguajë disa bonuse në arkat e Barçës, që lidhen me numrin e prezencave të lojtarit në fushë.

“Barcelona dhe Lecce kanë arritur marrëveshjen për transferimin e Samuel Umtiti deri në 30 qershor të vitit 2023”, shkruhet në njoftimin e Barcelonës. /Oversport.tv