Taturusanu për Oversport: Ëndërr të presësh penallti në derbi, kjo më e bukura

Ciprian Taturusanu, portieri i Milanit, ndaloi yllin e Interit, Lautaro Martinez, nga penalltia dhe pas ndeshjes rumuni foli për Cindy Marina në mikrofonin e Oversport.

“Jam i lumtur për penalltinë e pritur, është ëndërr e çdo portieri ta bëjë diçka të tillë në një derbi si ky dhe të ndihmojë ekipin që të marrë një pikë”, tha fillimisht Taturusanu.

“Po luaj në një klub të madh dhe jam i lumtur. Punoj çdo ditë në stërvitje dhe nuk jam i befasuar nga paraqitja ime. E tregova sot edhe në fushë punën që bëj”, tha më tutje portieri 35-vjeçar i Milanit.

Taturusanu gjatë karrierës së tij ka pritur 10 penallti dhe i pyetur për pritjen më të bukur ai shtoi: “Penalltia e pritur sonte është më e bukura. Shpresoj të pres ende të tjera penallti”. / oversport.tv