Taulant Seferi i pandalshëm, sulmuesi kuqezi shënon një tjetër dopietë

Taulant Seferi vazhdon të shkëlqejë në kampionatin ukrainas vetëm një javë pas dopietës së shënuar. Ish-sulmuesi i Tiranës është bërë edhe njëherë protagonist sot për Vorskla Potlavan.

Sulmuesi kuqezi arriti të shënojë një tjetër dopietë mjaft me vlerë për skuadrën e tij që doli me një pikë nga takimi kundër Veres-Rivne. Fillimisht ishte Seferi që zhbllokoi shifrat e këtij takimi që në pjesën e parë.

Më pas vendasit barazuan në fillimin e pjesës së dytë dhe pas disa minutash ata arritën të përmbysnin rezultatin në 2-1.

Megjithatë, përgjigja përfundimtare e Vorskla Potlava erdhi në minutat e fundit të lojës me Taulant Seferin që arriti të barazonte shifrat duke shënuar golin e dytë personal në këtë takim.

Në 16 ndeshje të luajtura në kampionatin ukrainas me fanellën e Vorskla Potlava, Seferi ka arritur të shënojë plot 8 herë. /oversport.tv