Taulant Xhaka i jep lamtumirën kombëtares: Krenar që vesha fanellën kuqezi

Taulant Xhaka i ka dhënë lamtumirën kombëtares së Shqipërisë. Lajmin e ka bërë të ditur vetë lojtari nëpërmjet një letre të postuar në rrjetet sociale.

Ai tregoi ndër të tjera se ndihet shumë krenar që ka përfaqësuar ngjyrat e kombit tonë. Për të dita që veshi fanellën kuqezi ka qenë edhe dita më e lumtur e jetës së tij.

Më pas ai falënderoi të gjithë trajnerët dhe shokët e tij të ekipit që e kanë shoqëruar gjatë kësaj kohe. Duke shpjeguar edhe arsyen pse nuk e ka pasur të mundur të angazhohet kohët e fundit me kombëtaren kuqezi, Xhaka tha se dëmtimet e shumta dhe arsyet personale e detyruan ta marrë këtë vendim. /oversport.tv

Letra e plotë: