Tchouameni zbulon prapaskenën e merkatos: Përpara Realit më kërkoi gjiganti anglez

Aurelien Tchouaméni ka zbuluar një prapaskenë të bujshme në merkaton në kohën kur ishte ende një lojtar i Monacos. Mesfushori francez ka treguar se përpara se të transferohej te Reali ka pasur një ofertë nga gjiganti anglez, Liverpool.

Tchouaméni tregon përgjatë një interviste për Le Parisien se Liverpooli ka qenë klubi i parë që e ka kërkuar atë madje palët kanë nisur edhe tratativat. Megjithatë, me futjen në lojë të Real Madridit gjithçka ndryshoi.

“Klubi i parë që më kërkoi ishte Liverpooli. Kishte gjithashtu edhe tratativa, por më pas hyri në lojë Reali i Madridit dhe gjithçka ndryshoj. Unë nuk hezitova asnjë sekondë dhe i thash agjentit tim të më transferonte te Reali”, u shpreh Tchouameni. /oversport.tv

Foto: Real Madrid C.F. Facebook