Janë konsideruar si dy lojtarë të pashitshëm te Bayerni i Mynihut, por gjithçka ka ndryshuar kohët e fundit. Bëhet fjalë për dyshen Leroy Sane dhe Serge Gnabry të cilët tashmë nuk janë më lojtarë të paprekshëm për bavarezët në merkato.
Sipas asaj që raportohet nga “Bild”, performancat e të dy lojtarëve në këtë sezon nuk i kanë bindur drejtuesit bavarezë dhe mundësia që ata të largohen nuk përjashtohet. Një pikë kyçe që sjell këtë vendim është edhe situata e rinovimeve.
Mes palëve diskutimet për të nënshkruar një marrëveshje të re nuk kanë shkuar si duhet dhe te Bayerni nuk duan që t’i humbasin me parametër zero dhe as të detyrohen t’i largojnë për shifra më të ulëta se sa e kanë vlerën reale. Për këtë arsye, drejtuesit e Bayernit po mendojnë që të vlerësojnë çdo ofertë që do të vijë në drejtim të tyre në merkaton e verës. /oversport.tv
Foto: FC Bayern München, Facebook