Të dielën supersfida Juventus-Milan, programi i ndeshjeve të Serie A në Oversport

Java e katërt e Serie A është programuar për t’u zhvilluar e ndarë në katër ditë. 4 ditë plot spektakël dhe emocione në kanalet Oversport, që kulmojnë me përballjen Juventus-Milan të dielën në mbrëmje.

Të premten e 17 shtatorit, Sassuolo-Torino në orën 20.45 do të statojë javën e katërt të Serie A në Oversport 1.

E shtuna e 18 shtatorit vjen në Oversport 1 me tre përballje shumë interesante. Dita fillon me Genoa-Fiorentina në orën 15.00. Kampionët e Italisë, Interi do të presë në shtëpi Bolognan në orën 18.00, ndërsa Salernitana-Atalanta do të jetë ndeshja e mbrëmjes (ora 20.45).

Empoli-Sampdoria në orën 12.30 do të nisë ndeshjet e ditës së dielë në Oversport 1, e ndjekur nga Venezia-Spezia në orën 15.00. Në orën 18.00 është radha e dy skuadrave kryqeytetase, Lazio-Cagliari në Oversport 1 dhe Verona-Roma në Oversport 2.

Supersfida e kësaj jave, përballja historike mes dy klubeve legjendare, Juventus-Milan, vjen në orën 20.45 në Oversport 1.

Java e katërt e Serie A do të mbyllet ditën e hënë me Napolin, që do të luajë në transfertë kundër Udinezes, takim që mund ta ndiqni në Oversport 1.