Të gjithë duan të vijnë në Tiranë, çmime të frikshme për biletat e finales

Roma sot luan kundër Fiorentinës ndeshjen e radhës në kampionat, por tifozët verdhekuq janë të përqendruar tek finalja e 25 majit që do të luhet në Tiranë.

Ka nisur gjuetia e biletave për këtë ndeshje të madhe dhe nesër UEFA do të nxjerrë në treg 10 mijë të tilla në shitje të lirë (për të gjithë, jo vetëm për 2 tifozeritë). Ndërkohë në internet kanë dalë në ankand disa bileta me çmime shumë të larta.

Në “Ebay” disa tifozë që kanë marrë një biletë falas nga Roma pasi kanë fituar shorteun e klubit, kanë nxjerrë në shitje biletën e tyre duke vendosur shifra të çmendura. 800 euro pretendohet për një biletë, ndërsa çmimi i frikshëm që po bën xhiron e rrjetit është 10 mijë euro për 2 bileta. / Oversport.tv