Të gjithë të çmendur pas Kvaratskhelia, askush nuk ka bërë më mirë se ai te Napoli

Napoli ka nisur shumë mirë sezonin dhe tifozët e skuadrës së Spallettit kanë filluar që tani të shohin ëndrra të mëdha, kjo veçanërisht për meritë të Khvicha Kvaratskhelia.

Gjeorgjiani pasi debutoi me gol dhe asist në Verona në javën e parë të kampionatit, bëri akoma më mirë në premierën në stadiumin “Maradona” duke shënuar një dygolësh në fitoren 4-0 përballë Monzas.

Me 3 gola dhe 1 asist në 2 ndeshjet e para zyrtare, Kvaratskhelia ka vendosur një rekord, sepse askush nuk ka bërë më mirë se ai në 96 vite histori të klubit.

Drejtori sportiv Giuntoli e ndiqte lojtarin që kur ishte 18 vjeç dhe arriti t’ia rrëmbejë konkurrencës 21-vjeçarin për vetëm 10 milionë euro. Tifozët e Napolit kanë tashmë një idhull të ri, Khvicha Kvaratskhelia që ka bërë që të harrohen largimet e shumta të kësaj vere. / Oversport.tv

Foto: Official SSC Napoli Twitter