Të hënën është dita e derbit, Partizani publikon çmimet e biletave

Të hënën në 13 dhjetor, në stadiumin “Air Albania” do të luhet derbi i kryeqytetit, sfida Partizani-Dinamo, e vlefshme për javën e 13-të të Abissnet Superiore.

Klubi i kuq, që është skuadra pritëse për këtë takim, ka publikuar në faqen e vet zyrtare në Facebook, çmimet e bileta për këtë ndeshje të rëndësishme.

Tifozët mund të blejnë biletat që nga dita e sotme, pranë pikës së shitjes në stadiumin “Selman Stërmasi”. Çmimet e biletave variojnë nga 300 lekë (tribunat pas porte) deri në 2000 lekë të reja (tribuna qëndrore).

Të dyja skuadrat nuk kanë nisur në mënyrën më të mirë këtë sezon dhe në derbi synojnë kthesën e madhe, që të mund tu afrohen objektivave të tyre. / Oversport.tv