Te Juventusi është dita e Kostic, serbi zbarkon në Torino për të hedhur firmën

Në Torino është dita e Filip Kostic. Mesfushori serb ka zbarkuar ditën e sotme në Torino për të kryer edhe procedurat e fundit në mënyrë që të zyrtarizohet si blerja e radhës e Juventusit.

Kostic ka zbarkuar në Torino ku do të kryejë vizitat mjekësore dhe më pas do të hedhë edhe firmën në kontratë. Ndërkohë që tashmë mungon vetëm zyrtarizimi i cili pritet të vijë shumë shpejtë.

Juventusi ka derdhur në arkat e Eintracht Frankfurt rreth 17 milionë euro për Filip Kostic. Ky i fundit do të firmosë një kontratë që do ta mbajë lidhur me “Zonjën e Vjetër” deri në vitin 2025, ndërsa do të përfitojë 3.5 milionë euro në sezon. /oversport.tv

Foto: JuventusFC, Twitter