Te Lazio nuk e vlerësojnë, sirena angleze për Muriqin

Vedat Muriqi është i pari në listën e lojtarëve që do të largohen nga Lazio, që synon që ti dhurojë trajnerit Sarri një lojtar më të përshtatshëm për mënyrën e tij të lojës.

Sipas asaj që shkruan “LaLazioSiamoNoi.it”, në orët e fundit ka patur një interesim të Leeds për sulmuesin kosovar të bardhekaltërve.

Klubi anglez po kalon një moment të vështirë në Premier League dhe ka vështirësi serioze në gjetjen e golit (vetëm 21 gola të shënuar deri tani), prandaj synon që të përforcojë këtë repart me “piratin”. Edhe në këtë rast, alternativa më e mundshme duket një huazim i përkohshëm. / Oversport.tv