Të martën starton NBA, kush janë favoritët sipas Konferencave

Mbrëmjen mes të martës dhe të mërkurës do të fillojë sezoni i 75-të i NBA. Le të hedhim një sy tek skuadrat që pretendojnë të fitojnë titullin e lakmuar në ligën më të rëndësishme të basketbollit në Botë.

Në Konferencën e Perendimit kandidatët për të fituar titullin janë të shumtë

LA Lakers ishte skuadra e fundit nga Perëndimi që arriti të fitojë trofeun, duke koleksionuar titullin numër 17-të në histori në NBA në vitin 2020.

Utah Jazz kishte rekordin më të mirë në ligë (52-20) sezonin e kaluar, por u eliminua në raundin e dytë të Play Off-it nga LA Clippers, që arritën finalen e parë në histori në Konferencën e Perëndimit.

Phoenix Suns ishin skuadra me rekordin e dytë më të mirë në Ligë (51-21), por humbën në finalen e NBA përballë Milwaukee Bucks.

Denver Nuggets e udhëhequr nga qendra Nikola Jokic, MVP i Ligës dhe Golden State Warriors e frymëzuar nga loja e mrekullueshme e Stephen Curry mbeten skuadra favorite, po ashtu si Memphis Grizzlies, që po rritet shumë.

Dallasi i Luca Doncic dhe Portland i Damian Lillard janë gjithashtu dy skuadra që kanë pretendime të mëdha këtë sezon.

Pretendentët e Lindjes

Brooklyn Nets e udhëhequr nga ish-MVP dhe shënuesi Durant dhe Harden është skuadra favorite për të fituar Konferencën e Lindjes.

Milwaukee, kampionia në fuqi e NBA, mbetet një nga skuadrat favorite, sidomos nëse Antetokounmpo luan ashtu si në finalet e sezonit të kaluar.

Miami Heat nuk ka shfaqur më të mirën e saj që pas finales së humbur përballë Lakers, por ka bërë përforcime dhe shfaqet si një nga favoritet e kësaj Konference.

Philadelphia 76ers me një Simmons në formë mund të arrijë vendin e parë, pa të vështirë se mund të arrihet ky objektiv.

Atlanta Hawks e udhëhequr nga Trae Young është një skuadër në rritje, që synon një tjetër finale Konference pas asaj të sezonit të kaluar. /Oversport.tv