Të parët në botë për kamerat robotike, me Tibo dhe Oversport transmetimi në një tjetër nivel

Nga Kupa e Spanjës te Serie A. Nga futbolli shqiptar te sporti nëpër shkolla. Nga aktivitet futbollistike te organizimet e çdo federate të regjistruar në KOKSH. Nga Volejbolli europian CEV Champions League, Challenge dhe CEV Cup, te çdo aktivitet i atletikës, maratonat, eventet më të rëndësishme të boksit, Xhudo e gjithçka tjetër. Oversport dhe Platforma Tibo sjellin paketën më të plotësuar sportive në vend. Risi, transmetime maratonë, profesionalizëm dhe transmetime ekskluzive nga stadiumet mitike italiane.

Tashmë komentimi dhe transmetimi i ndeshjeve, falë Oversport dhe Tibo, ka kaluar në një tjetër Nivel. Me Gran Gol, emisioni nga impiantet e Serisë A dhe Tibo Gol, emisioni që pasqyron çdo emocion të futbollit shqiptar në Abisnet Superiore, Kupën e Shqipërisë dhe Superkupën e Shqipërisë ka sjell një bum abonimesh dhe rritje të shikueshmërisë.

Jo vetëm kaq, por Oversport, e bën Shqipërinë të jetë vendi i parë në Botë që do të transmetojë me kamera robotike live nga çdo palestër sportive në të gjithë Shqipërinë.

Nisma e kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama, mbështetur nga kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj dhe Presidenti i KOKSH, Fidel Ylli, sporti nëpër shkolla është i një tjetër niveli. I cili do të ketë një mbështetje mediatike si kurrë më parë. Kanali Sport Alb, pjesë e kanaleve të Oversport në platformën Tibo, do të jetë i dedikuar për çdo event sportiv nën ombrellën e KOKSH.

Platforma sportive Oversport nuk ndalet. Pushton Ballkanin dhe përballet me platformat europiane si DAZN, për të drejtat televizive në Ballkan. Garantimi i të drejtave sportive për vitet në vijim kalojnë nëpërmjet kësaj pakete sportive që përfaqëson Shqipërinë në këtë kompeticion milioner për të garantuar të drejtat televizive të eventeve deri në 2032. Target 10 vjeçar plot risi, në teknologji dhe evente.

Ajo që mbetet të bëni, është vetëm të përqafoni Oversport dhe Tibo. Teknologjia e të ardhmes. Pa parabola. Vetëm aplikacionet me lehtësi të jashtëzakonshme përdorimi. Jo më dekoderë, vetëm një aplikacion në TV apo aparatin tuaj celular.