Të vërtetat e Mino Raiolas: Nga Pogba, tek Donnarumma dhe De Ligt

Nga Pogba te Donnarumma, për të mos harruar edhe De Ligt: Mino Raiola tegon prapaskenat e lojtarëve që ai përfaqëson.

Mesfushori i Manchester United është akoma një nga dëshirat e Juventusit: “Nuk ka asgjë të keqe të ëndërrosh, ai që nuk ëndërron ka vdekur. Unë nuk ia ndaloj ëndrrat askujt, edhe unë i bëj çdo ditë, sepse është diçka e mirë që të ëndërrosh. Më pas do të shohim nëse këto do të bëhen realitet”.

Ndërsa portieri i PSG-së nuk po kalon një moment shumë të qetë: “Nuk e di nëse rivaliteti me Navas është bërë problematik, por besoj se të gjithë e dinë se si do të mbarojë kjo histori. Dhe do të mbarojë mirë për Gianluigin. Duhet pak durim, e kuptoj që është një moment që nuk e ka përjetuar më parë, por vetëm me dialog do të zgjidhet. Avash, avash…”.

Ana ekonomike është pengesa e vetme për të risjellë Pogbanë në Torino: “Dhjetori është muaji që ëndërrohet, sepse është Krishtlindja dhe festat e fundvitit. Është akoma shumë shpejt, të shohim se çfarë do të ndodhë.

Nuk e di pse, por kur flitet për Pogbanë në Angli, zgjohen edhe të vdekurit. Prandaj më mirë të mos flasim, sepse pastaj ndonjë ish-lojtar i Manchester United do të mbetet pa folur fare”.

Nuk ka koment për rinovimin e De Ligt me bardhezinjtë: “Këtë intervistë duhet ta bëjmë në maj, tani jemi në nëntor. Në këtë moment një intervistë e tillë nuk shkon”.

E njëjta situatë edhe për rinovimin e Romagnolit me Milanin: “Merkatoja bëhet në maj. Nuk e di, do të punojmë”, ka përfunduar agjenti i njohur, Mino Raiola. / Oversport.tv