Tek Interi janë në ankth, Conte nis pazarin në Milano  

Ulja në stol e Antonio Contes te Tottenham ka shqetësuar jo pak ambientin zikaltër. Sipas asaj që raportojnë mediat italiane, Antonio Conte po kërkon të bëjë pazar në Milano për të afruar disa lojtarë në Londër.

Janë pesë lojtarët që Conte kërkon nga ekipi i Interit me listën që kryesohet nga Lautaro Martinez dhe Nicolo Barella. Sipas “Tuttomercatoweb” dy lojtarët zikaltër janë në krye të listës së teknikut italian për merkaton e ardhshme. Gjithashtu pjesë e listës janë edhe Macelo Brozovic, Milan Skriniar dhe Stefan De Vrij. Alternativa tjetër e Contes, vjen përsëri nga Milano, por këtë herë nga ekipi tjetër i qytetit. Franck Kessie konsiderohet si ideal për skemat e italianit dhe ai i ka kërkuar drejtuesëve të përfitojnë nga situata e rinovimit të mesfushorit.

Megjithatë, mbetet për tu parë se sa lojtarë nga Serie A do të mundet të sjell Conte te Tottenham. Përtej kësaj, një gjë është e sigurt, Interi ka nisur të shqetësohet për lojtarët e vetë, duke marrë parasysh edhe raportin e mirë që tekniku italian ka me lojtarët. /oversport.tv