Tek Interi ka optimizëm, gati rinovimi i kontratës me një sulmues

Kohët e fundit është kthyer në hero tek Interi. Edin Dzeko i dha fitoren zikaltërve në sfidën vendimtare ndaj Napolit, por gjithashtu në Serie A ka realizuar 7 gola si dhe ka asistuar 2 herë.

Me performancën e tij sulmuesi boshnjak edhe pse në moshën 37-vjeçare ka bërë që mos të vihet re mungesa e Romelu Lukakut. Me performancat e tij Dzeko ka bindur drejtuesit për të rinovuar kontratën të paktën edhe për një sezon.

Sipas asaj që raporton “La Gazzetta dello Sport”, palët kanë nisur bisedimet për të zgjatur kontratën dhe ka optimizëm nga të dyja anët të cilët dëshirojnë të vazhdojnë bashkëpunimin.

Sa i përket shifrave, Dzeko nuk do të përfitojë më të njëjtën pagë si aktualisht, 5.5 milionë euro në sezon, por do të jetë një shifër konsiderueshëm më e ulët. /oversport.tv

Foto: Inter, Twitter