Tek Interi nisin të shqetësohen, pas Bastonit edhe Dzeko lë grumbullimin

Edin Dzeko ka lënë grumbullimin e tij me kombëtaren e Bosnjës. Sulmuesi zikaltër nuk ja ka dalë dot të rikuperohet në kohë pas dëmtimit që pësoi në derbin e Milanos.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë Dzeko në Instagram ku postoi një shkrim të gjatë mbi këtë çështje. Ndër të tjera ai tha se I gjithë stafi dhe ai vetë bëri gjithçka për të qenë në fushë, por pa mundur dot të rikuperohej në kohë.

Bosnja do të përballet sot në orën 15:00, kundër Finlandës në një sfidë ku fituesi do të shkonte në vendin e dytë. Kështu, Dzeko i kërkoi gjithashtu tifozëve që ta mbështesin ekipin dhe t’i qëndrojnë pranë në një ditë si kjo e sotmja. /oversport.tv