Tek United ëndërrojnë Pochettinon, PSG kërkon ta zëvendësojë me Zidane

Mauricio Pochettino është zgjedhja që drejtuesit kanë për pankinën e Manchester United. Të paktën kështu shpjegon prestigjiozja Daily Mirror në një artikull në ditën e sotme.

Sipas saj, drejtuesit e United e konsiderojnë ideale uljen e argjentinasit në stol. Kështu ata po mendojnë të paguajnë klauzolën e trajnerit te PSG që shkon në shifrën e 10 milionë eurove.

Ndërkohë, edhe te PSG duket se janë dakord me largimin e Pochettinos. Sipas mediave franceze, parizienët kanë nisur kontaktet e para me Zinedine Zidane. Francezi shikohet si personi i duhur për të menaxhuar yjet e PSG. /oversport.tv