Tekniku i Frankfurtit paralajmëron Napolin: Duam të kualifikohemi në turin tjetër

Trajneri i Eintracht Frankfurt, Oliver Glasner paralajmëron Napolin në prag të sfidës së parë të 1/8-ve të finales së Champions League, që do të luhet nesër në Gjermani dhe do të transmetohet në platformën Tibo.

“Na pret një ndeshje e jashtëzakonshme. Objektivi ynë është i qartë: duam të kualifikohemi. Të dyja skuadrat janë shumë të mira. Stadiumi do të jetë plot dhe ndeshja do të luhet në një atmosferë fantastike. Përballen dy skuadra në formë shumë të mirë dhe kështu duhet të jenë gjithmonë këto ndeshje”, ka thënë tekniku në konferencën për shtyp në prag të ndeshjes.

“Napoli është një skuadër anti-italiane. Luajnë me intensitet, janë shumë agresivë në lojën pa top, bëjnë presing të lartë. E njohim dhe jemi përgatitur për këtë. Por Napoli nuk ka vetëm anën ofensive të fortë. Kanë shumë ekuilibër si skuadër dhe pësojnë pak gola. Bënë një fazë të shkëlqyer në grupe. Ne kemi mësuar shumë si skuadër në fazën e grupeve dhe i kemi merituar këto dy ndeshje. E dimë vështirësinë e këtij niveli. Eksperienca? Është e rëndësishme, por në fund është momenti dhe rendimenti ynë ai që vendos”, ka thënë Oliver Glasner. / Oversport.tv