Derby County po kalon një moment shumë të vështirë. Klubi anglez, që aktualisht trajnohet nga Wayne Rooney ka deklaruar pamundësinë e tij për të paguar borxhet e akumuluara dhe si pasojë do të penalizohet me heqjen e 12 pikëve në renditjen e Ligës së dytë angleze (Championship).
Klubi ka nisur shumë keq kampionatin duke grumbulluar 7 pikë në 7 ndeshje të luajtura dhe tashmë do ta shohë veten në fundin e klasifikimit të këtij kompeticioni. Mbijetesa duket e vështirë, sepse në këto kushte duhet një mrekulli sportive për ta arritur.
Drejtuesit kërkojnë pronarë të rinj dhe argumentojnë një pjesë të humbjeve me pandeminë, por duket se klubi do të shkojë drejt administrimit të kontrolluar. Nëse kjo ndodh, atëherë skuadra e drejtuar nga ish-lojtari i kombëtares angleze, rrezikon edhe një penalizim prej 9 pikësh, që do të shkonte në një total prej -21 pikësh.