Telashe të tjera për De Laurentiis, sërish nën hetim nga Guardia di Finanza

Nuk kanë fund problemet për Napolin dhe presidentin Aurelio De Laurentiis. Guardia di Finanza ka nisur një hetim për presidentin e Napolit, për sa i përket marrëveshjes për Victor Osimhen.

Prokuroria publike e Napolit, me në krye prokurorin Francesco De Falco kanë nisur hetimet pasi kanë vënë re parregullsi në këtë tratativë. Guardia di Finanza kreu kontrolle në selinë e Napolit dhe në disa vende të tjera për të gjetur parregullsitë e pretenduara në akuzën e tyre.

Në këto hetime janë të përfshirë gjithashtu gruaja e De Laurentiis, Jacqueline Baudit, djali Edoardo dhe vajza e tij Valentina. Një tjetër hetim ky për këtë çështje pasi më parë prokuroria hetoi për plusvalencat, por gjithçka u hodh posht nga gjykata. /oversport.tv

Foto: SSC Napoli, Facebook