Telefonatë nga një mik i vjetër, Bonucci drejt transferimit surprizë

Bashkëjetesa e Bonuccit me Juventusin ka qenë disi e çuditshme. Një herë u largua papritur nga “Zonja e Vjetër” për t’ju bashkuar Milanit, për t’u kthyer më pas në Torino. Këtë herë, megjithatë, lamtumira duket e pashmangshme dhe shumë më e arsyeshme. Si Massimiliano Allegri ashtu edhe drejtori i ri sportive, Cristiano Giuntoli i kanë komunikuar kapitenit të Juventusit se ai nuk është më i domosdoshëm dhe se kanë nisur bisedat për të dëgjuar ofertat që do të vijnë për të.

Ish-shoku dhe ish-trajneri i tij, Andrea Pirlo i ulur tashmë në stolin e Sampdorias është vënë në lëvizje. Klubi është i gatshëm për të filluar nga e para me një drejtues të ri ambicioz, i cili dëshiron menjëherë të kthehet në Serie A. Për ta bërë këtë padyshim që duhet lëvizje në merkato dhe lojtarë me eksperiencë.

Andrea Pirlo nuk ka humbur kohë duke kontaktuar Leonardo Bonuccin dhe duke i propozuar atij që të veshë fanellën e Sampdorias, një ekip ku presioni nuk do të ishte më aq i lartë sa te bardhezinjtë. Ai do të kthehej menjëherë në liderin e skuadrës dhe pikë referimi për të rinjtë. Me pak fjalë, një projekt ku do të ndihej sërish i rëndësishëm.

Oferta për mbrojtësin gjithashtu ka pasur edhe nga Newcastle në Premier League. Vendimi tashmë mbetet i tij. Valixhet gati për në Angli apo do të ketë sërish një telefonatë mes miqsh? /oversport.tv