Mesa duket telenovelës Wanda Nara dhe Mauro Icardi po i vjen fundi. Mëngjesin e sotëm sulmuesi argjentinas ka postuar një fotografi në Instagram ku duken duart e tyre të bashkuara.
Icardi e shoqëroi fotografinë me shkrimin: “Për mëngjes me dashurinë”.
Kështu, sipas mediave italiane çifti duket shumë pranë pajtimit dhe Wanda Nara ka vendosur ta falë partnerin e saj. Gjithsesi, ende nuk ka asnjë reagim zyrtar nga bukuroshja. /oversport.tv