Ten Hag “i fiksuar” me mesfushorin e Barcelonës, United provon t’i plotësojë dëshirën

Manchester United është kthyer edhe njëherë në garën për të marrë shërbimet e Frenkie De Jong. “Djajtë” e kërkuan me ngulm mesfushorin në merkaton e verës dhe shpesh herë u përfol se palët ranë dakord, por në fund 25-vjeçari qëndroi me katalanasit.

Megjithatë, mediat angleze bëjnë me dije se United është gati të nisë diskutimet me Barcelonën për të arritur një marrëveshje në merkaton e verës. Sipas “TalkSport” drejtuesit e Manchester United kanë kontaktuar ata të Barcelonës për të marrë më shumë informacion mbi mesfushorin.

Më parë është përfolur se De Jong është i gatshëm të transferohet në Premier League aty ku do të ribashkohet me trajnerin e tij në kohën kur luante tek Ajax, Erik Ten Hag. Ka qenë ky i fundit që ka luajtur një rol të rëndësishëm për të bindur lojtarin, por përpara se të ndodhë transferimi duhet të bien dakord edhe dy klubet. /oversport.tv

Foto: FC Barcelona, Facebook