Ten Hag sulmon mediat: Po ofendoni Dortmundin, Haaland nuk është i gjithë ekipi

Trajneri i Ajaxit, Erik Ten Hag ka folur në prag të sfidës në Champions League midis Ajaxit dhe Borussia Dortmundit. Holandezi i dha një rëndësi shumë të madhe faktit që po flitet kryesisht për Erling Haaland. Për të ai është një lojtar i shkëlyqer, por të flasësh vetëm për të është ofendim ndaj Borussia Dortmundit.

“Sigurisht që Haaland është një sulmues i madh, por ne nuk luajmë kundër tij. Ne luajmë kundër Borussia Dortmund. Është një fyerje për dhjetë lojtarët e tjerë të Dortmundit se si ju, mediat flisni vetëm për Haaland”.

Kështu, trajneri i Ajax ka shpërthyer kundër gazetarëve për mënyrën si po e trajtojnë ndeshjen e nesërme. Ten Hag u shpreh i qartë se për të, sfida është ndaj një ekipi të plotë dhe jo ndaj një lojtari individual. /oversport.tv