Tendina e shqetëson, Ibrahimovic nuk do të rrezikojë kundër Juventusit

Zlatan Ibrahimovic është ende në dyshim, për t’u rikthyer si protagonist në ndeshjen me Juventus që do të luhet të dielën në mbrëmje në orën 20.45 në stadiumin “Allianz”.

Suedezi është në proçes rikuperimi nga një lëndim në “thembrën e Akilit”, të pësuar në ndeshjen me Lazion. Një lëndim i lehtë, por sulmuesi nuk preferon të nxitojë.

“Le të shohim ditë pas dite, nuk ka nevojë për sekrete. Kam problem me tendinën dhe nuk dua të rrezikoj. Do përpiqem të vazhdoj gjithë sezonin, por nuk jam Superman. Problemi im është se punoj shumë dhe më pëlqen të lëndohem”, pohoi Ibrahimovic.

Milan do sfidojë “Zonjën e Vjetër”, në ndeshjen e javës së 4-të të Serie A./ Oversport.tv