Tenis, Barty tërhiqet në moshën 25-vjeçare: Dhashë gjithçka

Tenistja që zë vendin e parë në renditjen botërore, Ashleigh Barty ka njoftuar sot tërheqjen nga sporti i tenisit në moshën 25-vjeçare.

Ky lajm vjen 2 muaj pas fitores në “Australian Open”, turneun e shtëpisë së saj, titulli i tretë Gran Slam në karrierë.

“E di që në këtë moment kjo është zgjedhja e duhur. Nuk kam më dëshirë për të konkurruar në nivele të larta”, ka thënë Barty në një video emocionuese të publikuar në rrjetet sociale, duke shpjeguar se dëshiron që të ndjekë të tjera ëndrra. / Oversport.tv

Foto: AusOpen @AustralianOpen Twitter