Jannik Sinner ka fituar betejën kundër Pablo Carreno Busta në Masterin 1000 pikësh të Miamit. Tenisti italian ndonëse nuk ka luajtur ndeshjen e tij më të mirë, ka arritur të fitojë me përmbysje 2-1 (7-5, 5-7, 5-7), duke i anuluar 5 pikë për ndeshjen spanjollit, në një sfidë që zgjati më shumë se tre orë.
Sinner do të ndeshet me Kyrgios në 1/8 e finales së turneut amerikan, Masteri i dytë 1000 pikësh i sezonit. Australiani ka treguar një formë të mirë, pasi ka eliminuar Rublev dhe Fogninin në turet e mëparshme.
Zverev, Tsitsipas, Alcaraz dhe Medvedev kanë fituar ndeshjet respektive dhe vazhdojnë rrugëtimin e tyre në Miami Open 2022. / Oversport.tv
Foto: Miami Open Twitter
Who's ready to kick off Week 2 at the #MiamiOpen?!
Full Order of Play >> https://t.co/cv5sMdlHTu pic.twitter.com/x4uho9TDSA
— Miami Open (@MiamiOpen) March 28, 2022