Tenis / Renditja ATP: Pozicioni më i mirë në histori për Fritz, kryeson Djokovic

Është publikuar renditja botërore e tenistëve meshkuj dhe në vend të parë vazhdon të qëndrojë Novak Djokovic në kuotën e 6980 pikëve, i ndjekur nga Alcaraz me 6780 pikë dhe Tsitsipas me 5805 pikë.

Ruud qëndron në vendin e katërt, ndërsa Fritz ngjitet në vendin e pestë, duke arritur pozicionin e tij më të mirë historik në renditjen ATP.

Nadal ka humbur 2 pozicione dhe ka zbritur në vendin e tetë, para spanjollit qëndrojnë rusët Medvedev dhe Rublev. Auger-Aliassime dhe Rune plotësojnë 10-en e parë të kësaj renditjeje. / Oversport.tv