Tenis: Serena Williams mediton tërheqjen, por do të jetë në këtë edicion të US Open

“Lamtumira e Serenës”, titullohet kopertina mujore e Vogue. Tenistja më fituese e historisë, Serena Williams është gati për një kapitull të ri në jetën e saj, pasi tërheqja nga tenisi duket gjithmonë e më pranë.

“Ka një moment në jetë kur vendos që të lëvizësh drejt një drejtimi të ri. Ky moment është shumë i vështirë kur e do diçka aq shumë. Aq sa ç’më pëlqen tenisi. Por tashmë numërimi mbrapsht ka nisur. Duhet të përqendrohem tek të qenit nënë”, ka shkruar mes të tjerash Serena në Instagram.

Ky mesazh ka ngritur shumë pikëpyetje, por me shumë mundësi ish-numri një në renditjen botërore do të mbyllë karrierën e saj pas US Open, turne që e ka fituar 9 herë (6 herë vetëm, 2 herë dyshe dhe 1 herë miks) dhe që do ta luajë edhe këtë vit.

Serena Williams gjatë karrierës së saj ka fituar 23 Slame individualisht, një rekord absolut në historinë e tenisit si për meshkuj edhe për femra. / Oversport.tv

Foto: Wimbledon Twitter