Tension dhe përplasje pas finales së humbur, Nedved kundër Allegrit

“La Gazzetta dello Sport” shkruan se ka patur një krisje të fortë në dhomat e zhveshjes së Juventusit pas finales së humbur kundër Interit në Kupën e Italisë. Ka qenë një klimë e tensionuar dhe disa nuk i kanë mbajtur nervat.

Në fillim ka patur debat të ashpër mes Allegrit, Nedvedit dhe lojtarëve dhe më pas një përplasje mes drejtuesve. Nedved është futur i pari në dhomat e zhveshjes dhe me tone të ashpra ka marrë pjesë në debatim mes trajnerit dhe disa lojtarëve me peshë.

Nën akuzë përveç sjelljes së skuadrës, ka përfunduar edhe Allegri, sepse disa zgjedhje të teknikut nuk kanë bindur.

Nedved ka shprehur hapur pakënaqësitë ndaj teknikut edhe në takimin që ka patur me Agnelli, Arrivabene dhe Cherubini. Çeku ka frikë për të ardhmen dhe kritikon rikonfirmimin e Allegrit. / Oversport.tv