Tension në mbledhjen e Ligës, Marotta zihet me kolegun e Fiorentinës

Flitet se në mbledhjen e djeshme të Asamblesë të Ligës së Serie A ka patur tension dhe madje disa drejtues kanë debatuar ashpër mes tyre.

Me tone shumë të larta ka qenë debati mes Beppe Marottas, administrator i deleguar i Interit dhe kolegut të Fiorentinës, Joe Barone. Kur po flitej për shtyrjen e verifikimeve federale në lidhje me pagesat e rrogave, që kishin si afat të fundit 16 shkurtin nisi zënka.


kliko mbi imazh për më shumë informacione rreth Mega Shorteut Tibo

Drejtuesi i Interit ka thënë se nuk ka ndërmend të tolerojë më deklaratat dhe aludimet e klubit “vjollcë” se Interi nuk ka paguar rrogat e sezonit të kaluar.

Marotta i ka quajtur të patolerushme këto akuza, madje ka lenë të kuptojë se klubi zikaltër është i gatshëm që të ngrejë edhe një padi për shpifje nëse vazhdohet me këto akuza. / Oversport.tv