Tension në tribuna, tifozët ukrainas acarojnë ata të Bosnjes me një flamur

Nuk kanë munguar tensionet në sfidën midis Bosnje dhe Hercegovinës dhe Ukrainës. Tifozët miq shpalosën një flamur të Rusisë kokë poshtë gjatë takimit çka acaroi shumë tifozët vendas.

Ata menduan se ai ishte flamuri i Serbisë dhe diçka e tillë nuk i ka pëlqyer aspak atyre. Ata filluan të hidhnin sende në drejtim të njëri-tjetrit.

Megjithatë, forca të shumta policie u ndodhën në vendngjarje dhe bënë të mundur ndalimin e një incidenti më të madh. Ndeshja po zhvillohet në stadiumin “Bilino Polje” në Zenica. /oversport.tv