Terapia e Xavit po jep efekt, Barcelona për rekord gjatë vitit 2022

Barcelona ka rilindur falë “terapisë” së Xavit, që ka filluar të japë shenjat e saj pas një fillimi jo shumë premtues.

Humbjet në Superkupë dhe Kupën e Mbretit si dhe rendimenti me ulje-ngritje në kampionat kishte lënë pak shpresa për vazhdimësinë e sezonit.

Por katalanasit, falë edhe një merkatoje dimërore super të goditur, kanë rinisur marshimin dhe kanë fituar më shumë pikë se çdo skuadër tjetër në kampionatin spanjoll gjatë vitit 2022.

Skuadra “blaugrana” ka grumbulluar 17 pikë në këtë vit, po aq sa Villarreali i Unai Emery, që ka zhvilluar një ndeshje më shumë. / Oversport.tv

Foto: FC Barcelona Twitter