Tërbohet Nainggolan: Nuk toleroj të më thuhet “bir …” pasi kam humbur nënën  

Pas disa muajsh vështirësi në kalimin e tij në Jupiler League me Antwerp, Radja Nainggolan ka filluar të tregojë formën e tij më të mirë me klubin belg. Në ndeshjen e fundit ai shënoi edhe golin e vetëm të takimit që i dha fitoren Antwerp-it kundër Beerschot.

Megjithatë, pas ndeshjes, ai u ndal për të komentuar disa thirrje të tifozëve që e kanë fyer atë. Tifozët thanë për Nainggolan se është “një bir k****e” dhe diçka e tillë nuk i ka pëlqyer aspak atij. Ai tha se nuk e pranon diçka të tillë pasi ka humbur nënën e tij 10 vite më parë.

Nëse më quajnë bir i një k***e ndërkohë që unë kam humbur nënën time dhjetë vjet më parë, nuk mund ta pranoj. Sot dikush u bë  krenar për mua. Duhet pak më shumë respekt, por për mua ishte një motiv shtesë”, përfundoi fjalën e tij Nainggolan. /oversport.tv