Terim: Italia dhe Portugalia favoritë, por Turqia di të arrijë suksese të bujshme

I intervistuar nga La Gazzetta dello Sport, ish-trajneri i Turqisë, Fatih Terim, foli për play off-et e botërorit që nisin sot. Ai u ndal te kombëtarja e vendit të tij, si dhe tek sfida ndaj Portugalisë e ajo e mundshme kundër Italisë ose Maqedonisë së Veriut.

“Si një dashamirës i futbollit do të kisha preferuar të shihja të treja skuadrat bashkë me Turqinë në Kupën e Botës. Padyshim që do të bëj tifo për Turqinë, e di që rruga për në Katar 2022 nuk është aspak e lehtë. Fillimisht do të takohemi me një nga favoritët e mundshëm të Botërorit, Portugalinë. Pastaj nëse kalojmë do të jetë gjiganti i futbollit botëror dhe favoriti i të gjitha kohërave, Italia.

Natyrisht, rruga nuk është e lehtë për ne, por nëse kthejmë kokën pas, shohim se Turqia ka pasur shpesh suksese të bujshme kur dukej e pamundur. Si në Kampionatin Evropian 2008 dhe 2000.

SFIDA NDAJ PORTUGALISË- “Fakti që Ruben Dias, qendërmbrojtësi i Cityt dhe Pepe nuk do të jenë atje mund të duket si një avantazh, por nëse shikojmë skuadrën, ata janë të gjithë lojtarë të rëndësishëm në nivel botëror.

Së bashku me Jose Fonten janë Gonçalo Inacio i Sporting dhe Tiago Djalo i Lilles, gjithashtu me përvojë në Europë, të cilët janë gjithashtu dy lojtarë me një të ardhme të shkëlqyer, 21 dhe 20 vjeç. Përveç kësaj, Portugalia ka edhe mbrojtës elitarë si Joao Cancelo, Nuno Mendes i PSG-së, Diogo Dalot i United. Ata do të kenë zgjidhje të ndryshme”.

TURQIA- “Kemi shumë lojtarë të rëndësishëm me vlera absolute. Mund të llogarisim dhe t’i besojmë, për shembull, Hakan Calhanoglu, i cili tashmë për mendimin tim është bërë fenomen, kampion i Serie A.

Kur ishe në moshën 19-vjeçare, në vitin 2013, duke luajtur për Hamburgun, i dhashë për herë të parë fanellën e kombëtares. E njoh mirë potencialin e tij dhe besoj se ai ende mund të përmirësohet, të bëjë më shumë. Nga ana tjetër, jam shumë i lumtur që shoh Merih Demiral duke demonstruar vlerën e tij të vërtetë te Atalanta, me mjedisin e duhur për të”. /oversport.tv

Foto: Galatasaray, Facebook