Fatih Terim, trajneri i Galatasaray, ndodhet i shtruar në spital që nga pasditja e djeshme për shkak të një problemi në sistemin gastrointestinal.
Lajmin e ka bërë të ditur vetë klubi turk, që ditën e enjte do të përballet në “Olimpico” me Lazion në ndeshjen e fundit të fazës së grupeve në Europa League.
Ish-trajneri i Fiorentinës dhe Milanit gjithsesi ka drejtuar stërvitjen e ditës së sotme, falë një lejeje speciale prej dy orësh të dhënë nga mjekët.
Prezenca e Terimit në transfertën në kryeqytetin italian, mbetet në dyshim, pasi varet se si do të jetë gjendja e tij shëndetësore në ditët në vazhdim. / Oversport.tv